Në Prizren po mbytet shpresa për UNESCO. Dhe jo vetëm.


Vota negative e vitit të kaluar për Kosovën në UNESCO ishte edhe një thirrje, ndoshta e fundit për të konsoliduar sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vend. Sado i dhimbshëm si moment, ai mund të përdorej për reflektim dhe mobilizim shtetëror e shoqëror. Gati një vit pas refuzimit nga UNESCO, kemi mbërritur në gjendje edhe më të rëndë. Në përgatitje për aplikimin e radhës në fund të vitit 2017, Kosova ka pajisur kundërshtarët e anëtarësimit të vet në UNESCO me argumente të reja bllokuese.

Gjatë vitit 2016, vetëm në Prizren – pjesa më e madhe brenda qendrës së mbrojtur historike – janë shkatërruar tetë shtëpi të vjetra. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë monumente të mbrojtura, ndërsa një numër i tyre ndërtesa me potencial të madh për t’u shpallur monument. Ky është trendi më i frikshëm i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore viteve të fundit. Më e keqja, të gjitha shenjat tregojnë që degradimi do të vazhdojë, me gjasë me ritëm të shtuar gjatë muajve të ardhshëm. Rrënimi i shtëpive të vjetra gjatë ditëve të fundjavës tashmë është shndërruar në rutinë. Pothuajse të gjitha rastet e shkatërrimit janë realizuar me lejen zyrtare të shtetit. Ndërsa ky vit, në Prizren e shënoi edhe viktimën e parë njerëzore të moskujdesit ndaj trashëgimisë kulturore. Nga dëmi material (e shpirtëror) kemi kaluar edhe në pasoja njerëzore. Shtëpia e cila ia mori jetën Xhenetës 3-vjeçare është në të njëjtën gjendje, vetëmse e rrethuar me gypa kanalizimi. Autoriteteve të shtetit nuk i mjaftoi as tragjedia njerëzore për të rritur seriozitetin.

Prizreni nuk e meriton më të quhet qytet i trashëgimisë kulturore. Në Prizren po mbytet shpresa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Çdo rrënim i ri nënkupton një goditje të re për aspiratën e anëtarësimit në UNESCO. Por, më keq se kaq, nënkupton dështim total të shtetit karshi degradimit të trashëgimisë kulturore, i cili tashmë ka marr përmasa alarmante. Në Prizren po e humbim betejën me shkatërruesit e trashëgimisë kulturore. Dhe çmimi më i rëndë që do ta paguajmë nuk do të jetë refuzimi i dytë nga UNESCO.

Ne, gratë dhe burrat e shkelur të kësaj Republike, kërkojmë punë dhe siguri ekonomike


Të dërrmuar nga udhëheqës që politikës i kanë hyrë për t’u pasuruar vetë dhe jo për t’u kujdesur për ne,
Të dënuar për të jetuar në mjerim, pa një vend pune dhe pa asnjë shpresë për një të ardhme më të mirë,
Të pasigurt e të rrezikuar edhe në ato pak vende pune që i ofron administrata e shtetit,
Të pasigurt e të rrezikuar edhe në ato pak vende pune, shpesh as të lajmëruara që i ofrojnë bizneset,
Të manipuluar nga sindikatat e kontrolluara dhe të korrruptuara nga partitë dhe pushteti,
Të mashtruar me premtime bombastike në secilën fushatë zgjedhore,
Të keqtrajtuar në spitalet e shtetit dhe të detyruar në borxhe për të kërkuar shërim në spitale private,
Të privuar nga shërbimet më elementare publike, si uji, rryma e ngrohja,
Të mëshiruar me skema të mjera sociale e pensionale, dhe të privuar nga sigurimet shëndetësore,
Të lodhur nga shkolla e universitete që udhëhiqen nga të padijshmit që torturojnë fëmijë e të rinj, duke i shndërruar në të diplomuar të papunë,
Të plaçkitur edhë në subvencionet e bujkut e bursat e studentit, edhe në tenderat e përmendoreve të luftës e stentat e të sëmurëve nga zemra,
Kërkojmë punë dhe siguri ekonomike.
Sepse një vend i sigurt pune dhe një rrogë për të mbyllur muajin pa borxhe, është e drejtë elementare njerëzore,
Edhe ne, ata qytetarë që kemi një vend pune, kërkojmë siguri ekonomike,
Sepse një vend pune që nuk varet prej vullnetit të shefave të partisë e biznesit, është vetëm minimum i dinjitetit njerëzor,
Sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se mundësia për të siguruar kafshatë goje, shërim e arsim për familjen dhe fëmijët tanë.
Durimit tonë i ka ardhur fundi,
Telefonatat mes politikanëve që rahatojnë të afërm nëpër vende pune janë kulmi i poshtërimit dhe shkeljes që mund të na bëhen,
Rahatia dhe pasurimi i një grupi të vogël të lidhur me udhëheqës të korruptuar është mjerimi ynë i përditshëm,
Sa më të pasur ata, aq më të rrezikuar fëmijët tanë,
Sa më të rahatuar ata, aq më e pashresë e ardhmja jonë,
Sa më shumë vetura e vila për ta, aq më pak bukë e ujë për ne.
Ne, gratë dhe burrat e shkelur të kësaj Republike, kërkojmë punë dhe siguri ekonomike,
Nëse gjatë gjithë këtyre viteve, udhëheqësit tanë kanë dështuar në na ofrojnë këtë minimum të dinjitetit dhe sigurisë ekonomike,
Nëse standardi i tyre jetësor është rritur paralelisht me rritjen e mjerimit të qytetarëve,
Dhe nëse ende sot çdo i pesti qytetar jeton me më pak se 1 euro në ditë, dhe çdo i dyti qytetar është i papunë,
Dhe nëse edhe ata pak të punësuar në çdo moment rrezikojnë të mbeten pa punë kur shefave të partisë a shefave të biznesit ua prishin qefin,
Dhe nëse asnjë gjykatë a gjykatës në këtë vend nuk e ka guximin të na mbrojë të drejtën e punës,
Ky vend është bërë tërësisht i pajetueshëm.
Ne sot ngritemi për t’i kundërshtuar të gjithë ata që këtë vend e bënë të pajetueshëm,
Ngritemi dhe protestojmë kundër shkeljes së dinjitetit njerëzor,
Ngritemi dhe protestojmë kundër mjerimit që çdo ditë po thellohet,
Ngritemi dhe protestojmë sot, për të mirën tonë dhe sidomos të fëmijëve tanë,
Nuk do ta pranojmë më shumë këtë poshtërim,
Nuk do ta pranojmë më shumë këtë mjerim,
Nuk do ta pranojmë më shumë këtë plaçkitje,
Sepse nuk na ka mbet më asgjë, nuk na kanë lënë asgjë pa na marrë,
Ngritemi për të thënë se, vetëm shpresën nuk do të mund të na merrni,
Ne besojmë në një shtet më të mirë dhe në një jetë të dinjitetshme,
Dhe këtë do ta arrijmë vetë, sepse ju i keqpërdorët të gjitha mundësitë që ju besuam,
Ne, gratë dhe burrat e shkelur të kësaj Republike, ngritemi dhe protestojmë kundër shkatërruesve të shtetit dhe shkelësve të dinjitetit njerëzor.
Kërkojmë punë e siguri ekonomike, dhe atë do ta marrim.
Pa u ndalur as edhe për një moment, derisa të arrihen qëllimet tona.

Killers in senior public positions


The first instinct of a killer, in most cases, is denying responsibility for the crime. To enforce their claim, the killer habitually goes further by blaming another for the crime. With these actions, however conscious and hopeless the killer is, they play the last card to save themselves from being held responsible for the most ghastly act; taking another person's life.

Last week, a three-year-old girl lost her life in Prizren as a result of the collapse of an old house. A few hours after the tragedy, Prizren Municipality officials, as well as officials from the Ministry of Culture, distanced themselves from the responsibility, and blamed each other. For them, a lost life was less important than distancing themselves from responsibility. Before expressing any condolences for the tragedy, they rushed to absolve themselves of the crime.

Prizren's Historical Center is the most degraded part of Kosovo, despite a great number of legal and institutional mechanisms existing for its protection. For years now, many local and international reports have regularly appealed to authorities, calling on them to act to stop the degradation. In fact, throughout the last couple of years, even the Municipality's and Ministry's reports found that there had been increasing degradation. State officials had found that the level of degradation was highest among the old houses on Marin Barleti street, where the tragedy happened last week. However, they did not act.

The Prizren Municipality itself had found that these houses no longer had physical stability, and considered them a permanent risk to the lives of citizens. They did not provide safe, alternative housing for the poor families who lived in these houses temporarily, and neither did they place physical protection around the houses, so that other residents of the neighborhood and pedestrians would keep a safe distance. After all, parts of the wall and the roof of the house collapsed on children that were playing outside, on the street. At that moment, any of our children could have been there, simply passing by.

On the other hand, the Ministry of Culture had itself identified these houses as endangered cultural heritage properties, which required preventive measures through emergency interventions. Not one cent has been invested in the rehabilitation of these houses, which are part of the List of Cultural Heritage Sites. Exactly one month earlier, on the same street, 20 meters away from the location where the tragedy happened, another house collapsed; at that time, good luck had saved the citizens that were passing by on that road. But even this most recent "warning" did not produce action on the authorities' part.

Responsibility in this case is very clear. The Prizren Municipality and the Ministry of Culture, as well as the Ministry of Spatial Planning as the main responsible entity for the Law for the Historical Center of Prizren, as a result of their inaction, caused last week's tragedy. Their negligence produced fatal consequences, and for this reason, the leaders of these institutions must be prosecuted. They should be accused of murder. Article 8 of Kosovo's Penal Code specifies that criminal offenses can be commited through action and inaction. Furthermore, this article specifies that criminal offenses are commited through inaction when the perpetrator does not act as they are obliged to.

This tragedy should be called what it is: murder. The least that the leaders of these institutions are morally obliged to do is to resign. They must receive the deserved punishment for the murder of a three-year-old, as a result of their inaction, by neglecting all warnings and clear findings. This would be the only moral compensation for the girl's family, and the only opportunity to prevent further tragedies.

Vrasës me pozita të larta publike


Instinkti fillestar i një vrasësi në të shumtën e rasteve është mohimi i autorësisë së krimit. Për të forcuar pretendimin e tij, vrasësi rëndom shkon edhe më tej duke e fajësuar tjetrin për krimin e kryer. Me këto veprime, sado i vetëdijshëm që është i pashpresë, vrasësi e përdor kartën e fundit për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për aktin më makabër të mundshëm, të privuarit e tjetrit nga jeta.

Javën e kaluar, një vajzë tre vjeçare humbi jetën në Prizren si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër. Pak orë pas tragjëdisë, si zyrtarët e komunës së Prizrenit ashtu edhe ata të Ministrisë së Kulturës u distancuan nga përgjegjësia dhe e fajësuan njëri-tjetrin. Për ta, një jetë e humbur kishte më pak rëndësi se distancimi nga përgjegjësia. Para se të shprehnin çfarëdo keqardhje për tragjedinë, ata nxituan të shfajësojnë veten nga ky krim.

Qendra Historike e Prizrenit është zona më e degraduar në gjithë shtetin e Kosovës, përkundër një numri të madh mekanizmash ligjor e institucional për mbrojtjen e saj. Me vite të tëra, raporte të shumta vendore e ndërkombëtare rregullisht kanë apeluar për veprim të autoriteteve përgjegjëse në ndaljen e degradimit. Madje, gjatë dy viteve të fundit edhe raportet e vetë komunës dhe ministrisë kishin konstatuar dinamikë në rritje të degradimit. Në veçanti, zyrtarët e shtetit kishin konstatuar degradimin e shtëpive të vjetra në rrugën Marin Barleti, aty ku ndodhi tragjedia e javës së kaluar. Megjithatë, nuk ndërmorën asnjë veprim.

Komuna e Prizrenit vetë kishte konstatuar humbjen e qëndrueshmërisë fizike të këtyre shtëpive duke i konsideruar si rrezik permanent për jetën e qytetarëve. As nuk siguruan banim alternativ e të sigurt për familjet e varfëra që jetonin përkohsisht në ato shtëpi dhe as nuk vendosën mbrojtje fizike përreth për t’i mbajtur banorët tjerë të lagjes dhe kalimtarët e rastit në distancën e duhur të sigurisë. Fundja, pjesë të murit dhe kulmit të shtëpisë u shembën mbi fëmijët të cilët po luanin jashtë, në rrugë. Aty në atë moment mund të ishin fëmijët e secilit prej nesh, thjesht duke kaluar rastësisht andej.

Në anën tjetër, Ministria e Kulturës vetë i kishte evidentuar këto shtëpi si prona të rrezikuara të trashëgimisë kulturore, që kanë nevojë për masa parandaluese përmes intervenimeve emergjente. Asnjë cent nuk kanë investuar në sanimin e gjendjes së këyre shtëpive që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore. Saktësisht një muaj më parë, në të njëjtën rrugë, 20 metra larg këtij rasti ishte shembur një shtëpi tjetër, ku vetëm fati i mirë i kishte shpëtuar qytetarët që po ecnin asaj rruge. Por as ky “paralajmërim” i fundit nuk prodhoi veprim të autoriteteve.

Përgjegjësia në këtë rast është shumë e qartë. Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, bashkë edhe me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor si përgjegjëse kryesore për Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, si rezultat i mosveprimit të tyre kanë shkaktuar tragjedinë e javës së kaluar. Neglizhenca e tyre ka prodhuar pasoja fatale dhe për këtë arsye bartësit e këtyre institucioneve duhet të ndiqen penalisht. Akuza që duhet të rëndojë mbi ta është vepra penale e vrasjes. Neni 8 i Kodit Penal të Kosovës saktëson se vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim. Më tej, ky nen saktëson se vepra penale kryhet me mosveprim kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta ndërmerr.

Këtë tragjedi duhet ta quajmë me emrin e vet të saktë: vrasje. Më e pakta që obligohen moralisht bartësit e këtyre institucioneve është ofrimi i dorëheqjes. Ndërsa ata duhet të marrin dënimin e merituar për vrasjen e tre vjeçares si pasojë e mosveprimit të tyre, duke i neglizhuar të gjitha paralajmërimet dhe konstatimet e dukshme. Ky do të ishte i vetmi kompensim moral për familjen e vajzës dhe e vetmja mundësi për të parandaluar tragjedi të reja.

Votuesve të Ramadan Mujës


Në nëntorin e vitit 2013, derisa qytetarët e Prizrenit po shkonin në vendvotime, Ramadan Muja ishte në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor. Ai po akuzohej për keqpërdorim të pushtetit, ndërsa gjithë ata qytetarë që ishin nisur për të votuar për kryetarin e ardhshsëm të komunës e dinin këtë. Por kjo akuzë e rëndë nuk çonte aspak peshë për një grup prej 25 mijë votuesish të Prizrenit. Ata dhe ato, që përbëjnë një të tretën e votuesve të Prizrenit vendosën të votojnë për Ramadan Mujën. Pas pak muajsh, gjykata do të merrte vendimin e shumëpritur, duke e shpallur fajtor kryetarin që kishte hyrë tashmë në mandatin e tij të tretë në krye të Prizrenit.

Derisa i dënuari për keqpërdorim pushteti Ramadan Muja ende vazhdon të mbajë pozitën e tij dhe as që e ka konsideruar ndonjëherë dorëheqjen nga momenti i dënimit, javën e kaluar në qytetin që qeveriset prej tij ndodhi një tragjedi. Pas gjithë atyre dështimeve në tetë vitet e tij në krye të komunës, ku bën pjesë edhe një vendim fajësues gjykate, një tre vjeçare u detyrua të paguajë me jetë çmimin e keqqeverisjes. Me mosveprimin e tij dhe drejtorëve që i ka emëruar vetë për mënjanimin e faktorëve të dukshëm të rrezikut në rrugën Marin Barleti, ai u bë shkaktar i drejtpërdrejtë i vdekjes së vajzës tre vjeçare. Ramadan Muja, një i dënuar për keqpërdorim pushteti, njeri pa minimum të etikës publike, i paaftë për të qeverisur, personifikim i skandaleve, tashmë është shndërruar edhe në vrasës.

Të dashur votues të Ramadan Mujës,

Jam thellësisht i dëshpëruar që e ndaj hapësirën e njejtë të jetesës me juve. Nuk po mund të kuptoj se çfarë soji i njeriut mund të jeni për të votuar një fundërrinë në krye të komunës edhe pas gjithë atyre dështimeve. A nuk ju mjaftuan dy mandate të qeverisjes me dështime të panumërta në çdo segment të jetës? A nuk ju mjaftoi procesi gjyqësor dhe akuza për keqpërdorim pushteti? A nuk ju mjaftuan rezultatet e të gjitha anketave që tregonin për nivelin e lartë të pakënaqësisë qytetare me shërbimet publike në Prizren? Me votën tuaj e keni prodhuar një udhëheqës totalisht të papërgjegjshëm si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj drejtësisë. Dhe ka qenë çështje kohe kur i njëjti, pas gjithë këtyre të bëmave do të degradonte edhe në vrasës. Me konsistencën tuaj për ta mbajtur në pushtet pavarësisht dështimeve të shumta, e keni prodhuar edhe tragjedinë. Si keni mund të jeni kaq budallenj për të mos e vërejtur që po e çoni qytetin në dështim dhe tragjedi? Dhe mbi të gjitha, a u desh patjetër të ndodhte një tragjedi që të kuptoni se çfarë fundërrine keni votuar?

A po ju vjen turp? A po e ndieni peshën e krimit? Apo jeni aq të pavëmendhsëm e të pandërgjegjshëm sa, po të kandidonte për një mandat tjetër, sërish do ta votonit për kryetar?

Prizren: dispatch from a war zone


In the hallway of Prizren’s city hall, a heated debate was taking place. A large number of citizens had come to participate in what the organizers were grotesquely calling ‘a semi-public meeting’. Although it was a public discussion on a law, citizens were told that only those with invitations could attend the meeting, dividing citizens into those with the right to attend a public discussion, and those who did not enjoy this right. Everything had been well thought out and planned beforehand, all the way down to the pathetic speeches of the protagonists and the presence of the bodyguards within the chamber.

It was October 2011. The head of the International Civilian Office at the time, Pieter Feith, and the Minister of Environment and Spatial Planning Dardan Gashi, were attempting their last effort to advertise the bill on the Historic Centre of Prizren as a democratic process. At the time they say that this Law would be the strongest guarantee that the degradation of the old city would be stopped and that the historic area would be developed. The entire public campaign and opposition, all their arguments, were mercilessly stomped on and the law was passed by Kosovo Parliament under great pressure, forcing even those MPs who had refused the bill in the first round to alter their vote.

Prizren is the most famous city in Kosovo for its cultural heritage, for its unique historic zone in the country. Both in architectural and intangible heritage, the city is one of the most renowned examples of multiculturalism in practice. Although it was promoted as an added guarantee to the protection and development of heritage, the Law on Prizren’s Historic Centre was ratified completely against the local community’s will. Furthermore, this law also created an unprecedented institutional mechanism, the Cultural Heritage Council, a public authority within the municipality that counts religious clerics among its members. Moreover, the pressure to pass this law against the opposition of the local community, revealed one of the most harmful paradigms of international assistance in Kosovo: wherever there is a problem, a law or a policy needs to be ratified. This provided ample room for all those consultancies which reported “an achievement,” although laws are only tools for solving a problem and not an end in itself.

Today, in terms of cultural heritage protection, the historic centre of Prizren can be considered a war zone. The entire area is considered protected, but in the last year alone there were 11 reported cases of demolitions, five cases of serious damage, and 15 illegal interventions. In one egregious example, an 18th century house was demolished with no permission and the owner operates an illegal parking lot. There is a court case pending for destroying the property. This year, the speed of the zone’s degradation has accelerated. Enduring criminal activity is being witnessed inside the historic centre, an area of 44 hectares with over 20 legal and institutional mechanisms in place to provide for its protection and development. By far, the historic centre of Prizren is the most degraded area in the entire country. Even the authorities admit that in 90 per cent of cases there are failures to comply with construction permits.

In February 2014 a special Task Force for the Historic Centre of Prizren, comprised of all relevant authorities, was established in an effort to halt illegal activity in the area. However, to date it has held only eight meetings and managed to review only 35 cases, almost all of which are related to very minor deviations such as the design of windows or fences, overlooking difficult cases. Last, but not least, around 30 parking lots operate in the area, most of them illegal. Despite dozens of reported cases, there are no criminal convictions for the destruction of cultural heritage to date.

A recently published report finds that about 3 million euros have been spent within a short period of time on the restoration of 10 cultural heritage monuments in Prizren. Today, almost all of these monuments are closed to the public and they generate no money at all from potential economic activity. Only one even has a management plan. Millions of euros from the Kosovo taxpayers and international donors spent on restoration have produced closed-off monuments, which do not serve the purpose of such investments.

More than anything else, the Historic Centre of Prizren is an issue of rule of law — or the lack of it. The entire area is desperately trapped between two pernicious forces, the business community on one side and incompetent and unwilling state institutions on the other. Paradoxically, the international community’s backing for Kosovo’s efforts to become a UNESCO member were not accompanied by a strong commitment to create an effective system of cultural heritage management. The concern is that if international authorities do not react to the devastation of Prizren’s heritage, it will be perceived as a silent legitimization of the degradation. Neutrality in such a situation would be perceived as choosing the side of the perpetrators. The pressure the international community exercised to adopt the Law on the Historic Centre of Prizren aimed to prevent the continuation of degradation. However despite the law being in force, it is not bringing the desired change and Prizren’s heritage is systematically and rapidly deteriorating.

If Pieter Feith and Dardan Gashi had been more careful at the time, they would understand the central argument of the citizens’ opposition. The argument was that the heritage was well covered by laws and various mechanisms, but Prizren was nevertheless being destroyed because there was no implementation of the existing laws. Consequently, all of the energy and the pressure should be exercised not in drafting and ratifying a new law, but in the consolidation of state mechanisms that would protect heritage. The only difference between 2008 and today is that the city is even more destroyed, while the opposition’s argument still stands.

A couple of days ago we lost another monument in Prizren. It was the fifth case of devastation of a cultural heritage property in Prizren in a month. Even worse, dozens of other old buildings remain in such a bad condition that new cases of demolitions will likely follow soon. Nearly four years after its adoption, the Law on the Historic Centre of Prizren has not helped in reversing negative trends, let alone provide for protection and development for the area.

In this state of chaos and uncertainty regarding the future of the historic centre, one thing is certain: the abundant laws and policies are not helping at all. In the case of Prizren, law enforcement should mean a policy of punishment. Until the first conviction for ‘damaging cultural heritage’ is issued, the destruction will not cease. Secondly, the central authorities responsible for cultural heritage urgently need to assess the conditions and invest in the most endangered buildings of the area through preventive measures (emergency interventions). Third, the area is in need of a vision which would allow for development through an efficient system of management. A concrete management plan can offer concrete tools for protecting the historic centre beyond legal protection. The reformation of the management system of cultural heritage, which goes beyond the local needs in Prizren, implies the permanent protection of properties, the drafting of management plans, giving properties a function, investmenting in restoration and educating heritage professionals. The most important task, and at once the most difficult for us all, is reaching consensus between all parties, businesses included, for a development plan of the historic centre with conservation as an unnegotiable principle.

The rejection of the UNESCO bid last year taught us a good lesson, regardless of how painful the results might have been. UNESCO membership should not be a goal in itself, but the result of building an efficient system for cultural heritage management. It is hypocritical to pretend that we are rich in cultural heritage while we have institutions that have no clue how –or no will — to stop the degradation of this heritage.

Padi për shtetin që po e shkatërron Prizrenin


Sipas ligjeve të Kosovës, përgjegjësia primare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore bie mbi institucionet e shtetit. Edhe në rastet kur dëmtimi i një monumenti shkaktohet nga veprimi i individit, institucionet kanë përgjegjësi ligjore dhe penale për veprime parandaluese dhe ndëshkuese. Ajo çka po ndodh në Qendrën Historike të Prizrenit tash një kohë të gjatë është manifestimi më i qartë i mosinteresimit të shtetit për t’i përmbushur këto obligime ligjore.

Tanimë po shihet që të gjitha format e përdorura të presionit qytetar nuk po japin rezultat dhe trashëgimia kulturore në Prizren po vazhdon të shkatërrohet me dinamikë të shtuar. Vetëm në javën e fundit janë shkatërruar tre monumente në Prizren, ndërsa viteve të fundit janë raportuar dhjetëra raste të dëmtimit të trashëgimisë. Deri sot, askush nuk është ndëshkuar për këto veprime, që sipas Kodit Penal të Kosovës paraqesin vepra të rënda penale, të dënueshme me burgim deri në tri vite.

Nëse edhe më tutje nuk do të ndërmerret asnjë veprim institucional, forma e fundit e veprimit mbetet padia ndaj institucioneve të shtetit. Me heshtjen dhe mosveprimin e tyre, institucionet e shtetit po i shkelin ligjet e Kosovës dhe me këtë po bëhen bashkëpjesëmarrës në krimin ndaj trashëgimisë kulturore.

Forma e fundit e veprimit për ta shpëtuar Qendrën Historike është padia ndaj bartësve të institucioneve që janë përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përfshirë: Ministrin e Kulturës Kujtim Shala, Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, Kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha.

Natyrisht, bashkë me ta, do të duhej të paditeshin edhe disa bartës tjerë institucional, pjesë e sistemit shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Mos e prekni kishën në kampusin e UP-së


Kisha e papërfunduar ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe fati i këtij objekti zgjojnë interesim të madh në shoqërinë kosovare. Pothuaj secili e ka një version të vetin se si duhet vepruar me kishën, të gjitha këto propozime me karakter të intervenimit fizik, nga rrënimi e deri te shndërrimi i saj në hapësirë muzeale. Qëllimi i këtij shkrimi është të argumentojë qasjen e mosndërhyrjes fizike në objektin e kishës, dhe shkon përtej argumenteve pronësore e të dokumentacionit ligjor (leja e ndërtimit), për ç’gjë ekziston një kontest gjyqësor në zhvillim e sipër.

Cili është identiteti urban i Prishtinës?
Diskutimi mbi këtë kishë si rast i izoluar paraqet vazhdimësi të qasjes parciale ndaj hapësirës publike të Prishtinës. Në gjithë këto vite të pasluftës, debati publik – ndonëse rëndom i kufizuar – ka qenë i orientuar në trajtimin veç e veç të rasteve mbi ndërtesat publike, sheshet, infrastrukturën, memorialet dhe elementet tjera përbërëse të hapësirës publike. Ndër rastet më të ndieshme të kësaj periudhe kanë qenë katedralja katolike, xhamia e re, sheshet qendrore të qytetit, hotel Unioni, qendra historike dhe të ngjashme. Asnjëherë deri tani, banorët e Prishtinës nuk e kanë zhvilluar diskutimin mbi Prishtinën që ata e dëshirojnë. Pyetjet si “çfarë identiteti duhet të ketë qytetit”, “si ndikon hapësira publike në formësimin e identiteteve partikulare”, “cili duhet të jetë balanci mes sekulares dhe fetares në hapësirën publike” vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qartë.

Si ilustrim, të marrim shembullin e katedrales katolike në qendër. Si u bë që një shkolle publike, që përfaqësonte një histori të rëndësishme sociale dhe kujtesë kolektive të qytetit, të rrënohet me aq lehtësi dhe pa kurrfarë debati publik, për t’i krijuar hapësirë një objekti fetar. Dhe kjo nuk është e vetmja periudhë e paqartësisë urbane në qytet. Së paku nga përfundimi i luftës së dytë botërore, Prishtina është në transformim të përhershëm. Nga interpretimet moderniste të periudhës së socializmit, te post-modernja e viteve të 70-ta që synoi rikthimin e së vjetrës orientale, nga vitet e okupimit që e zhvendosi në margjina të hapësirës publike gjithçka që nuk ishte sërbe, deri te kaosi urban i ndërtimeve pa leje të pas vitit 1999, Prishtina me dekada është duke e zhvilluar betejën e gjetjes së vetvetes.

Prandaj, paralelisht me diskutimet për rastet e veçanta, shoqëria ka nevojë për një diskutim demokratik mbi identitetin e Prishtinës. Dhe, pa një vizion më të gjerë mbi hapësirën publike të qytetit si burim identitetesh, çdo zgjidhje e prodhuar për rastet e veçanta, si ai për kishën në kampusin e UP, rrezikon të prodhojë pasoja degraduese.

90-tat e aparteidit në hapësirën publike
Dekada e okupimit sërb të Kosovës nën regjimin e Millosheviçit u manifestua edhe me zaptimin e hapësirës publike të qyteteve të Kosovës, dhe Prishtina nuk bënte përjashtim. Ndërtimi i një objekti kishtar në hapësirën e Universitetit të Prishtinës ishte manifestim i politikës së dominimit dhe aparteidit. Ky akt përbënte sulm të drejtpërdrejtë në vetë qenien dhe rrugën e emancipimit të një shoqërie, pra në sistemin e arsimit, që veç tjerash kishte edhe funksion të rezistencës politike ndaj regjimit shtypës të Millosheviçit. Ndërtimi i kishës ishte projekt i përbashkët i shtetit sërb dhe Kishës Ortodokse Sërbe që synonte të ndërhyjë edhe fizikisht në sistemit arsimor të Kosovës. Nuk ka asnjë dilemë që kjo kishë nuk ka asnjë element fetar e shpirtëror dhe kryekëput është intervenim politik, pjesë e një ndërmarrje më të madhe të dhunës së shtetit sërb ndaj shoqërisë kosovare.

Kujtesa dhe harresa kolektive
Pikërisht për arsyet që u përmendën më lart, ne duhet ta ruajmë kujtesën për këtë kishë dhe ta përcjellim tutje gjithë narracionin politik rreth saj. Ky objekt paraqet dëshminë më të qartë fizike të një prej periudhave më të vështira të shoqërisë tonë. Dhe është obligim i yni që narracionin që fshihet brenda mureve të kësaj kishe t’ua bartim gjeneratave të ardhshme. Prandaj edhe objektin duhet ta lëmë ashtu si është, të papërfunduar, të ndërprerë. Njëjtë si projekti i dhunës politike i Sërbisë për spastrim etnik që ka mbetur i papërfunduar, i ndërprerë. Përveç simbolikës, për t’i dhënë asaj hapësire edhe një funksion komunitar, kopshti përreth këtij objekti mund të rregullohet dhe të shndërrohet në një hapësirë mikpritëse për qytetarët. Gjithashtu, kisha mund të nominohet edhe për Listën e Trashëgimisë Kultirore dhe t’i ofrohet mbrojtje ligjore. Ta ruajmë atë si shoqëri dhe si shtet si një sajt të kujtesës (memory site), ashtu si ruhen sajtet e Holokaustit, apo copëza të murit të Berlinit, apo të ngjashme.

Edhe ashtu, ne i kemi zhdukur pothuaj të gjitha dëshmitë dhe gjurmët fizike të rezistencës paqësore dhe luftës së fundit. Rreziku më i madh i harresës kolektive është mundësia për të mos nxjerrë mësime nga e kaluara shkatërruese, që shpesh rezulton me përsëritje të së keqes. Kisha le të mbetet aty ku është dhe ashtu si është dhe le të na shërbejë si një përkujtues i bukur dhe i shëmtuar në të njëjtën kohë se nëpër çka kemi kaluar si shoqëri. Si përkujtues i asaj që na kanë bërë dhe që ne nuk duhet t’ia bëjmë të tjerëve.

Qendra historike e parkingjeve ilegale


Mbi 90 përqind e lejeve urbanistike nuk janë respektuar brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Me këtë statistikë, çdo lloj arsyetimi e zotimi që vjen nga institucionet për mbrojten e trashëgimisë kulturore nuk është tjetër pos përpjekje e dëshpëruar për manipulim me opinionin publik. Prizreni është zonë e kriminalitetit të lartë urbanistik dhe kushdo që pretendon të kundërtën është ose i paaftë për të kuptuar realitetin ose mashtrues i qëllimtë.

Para disa ditësh, në zonën e mbrojtur të qytetit ngjau edhe një rrënim pa leje dhe ajo hapësirë e liruar shpejt u shndërrua në parking. Ky është edhe një rast tipik i shkeljes së disafishtë – pa pëlqim të autoriteteve të trashëgimisë kulturore, pa leje urbanistike për rrënim dhe pa leje për ushtrim të veprimtarisë afariste. Për vetëm pak vite, zona historike e qytetit është vërshuar nga parkingjet ilegale. Në hapësirat ku dikur ishin shtëpitë e vjetra dhe ndërtesat tjera të trashëgimisë kulturore të qytetit, sot operojnë dhjetëra parkingje ilegale.

Rasti i fundit ka ndodhur për shkak se rasti i parafundit ka kaluar pa asnjë pasojë. Dhe ai i parafundit është thirrur në ato të mëhershmet. Tashmë të gjithë e dijnë, dëmtimi i trashëgimisë kulturore nuk prodhon asnjë ndëshkim. Ndonëse paraqet vepër të rëndë penale, të dënueshme me burgim dhe gjoba marramendëse, dhe përkundër raportimit për dhjetëra raste të dëmtimeve, deri sot nuk ekziston asnjë vendim i plotfuqishëm gjykate për t’i dënuar keqbërësit.

Nga një zonë me potencial për të konkurruar trashëgiminë botërore, ajo ka degraduar në një qendër historike të parkingjeve dhe hoteleve ilegale. Aplikimi i ardhshëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO nuk është larg dhe tashmë koha punon kundër nesh. Prizrenin duhet ta shpëtojmë, pasi ai do të jetë një nga argumentet tona më të fuqishme në rrugën drejt UNESCO-s.

Milionat që nuk po e ndalin degradimin e trashëgimisë


Qendra Historike e Prizrenit është e degraduar në një masë të frikshme. Nësë e përdorim analogjinë e situatave të konfliktit për trashëgiminë kultutore, Qendra Historike i ngjan një zonte lufte. Paradoksalisht, qendra e qytetit ka numër tejet të madh mekanizmash ligjor e institucional që synojnë mbrojtjen e saj. Prej ligjit të veçantë të miratuar nga Kuvendi, Planit të Konservimit të miratuar nga Komuna, Task Forcës së qeverisë qendrore për trajtimin e ndërtimeve pa leje, e deri te Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore dhe Këshilli për Trashëgiminë Kulturore, kjo qendër posedon një mori garancash. Por, edhe përkundër kësaj, zona e parë e qytetit vazhdon të pësojë nga aktivitetet degraduese, si rezultat i veprimit të grupeve të fuqishme ekonomike dhe neglizhencës vepruese nga institucionet. Për ta bërë këtë situatë edhe më të rëndë, as investimet milionëshe të buxhetit të shtetit dhe donatorëve ndërkombëtarë për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë nuk po e ndalin trendin e degradimit.

Në hulumtimin e fundit të organizatës EC Ma Ndryshe është konstatuar se gjatë dekadës së fundit, janë shpenzuar rreth 3 milionë euro në dhjetë projekte restauruese të monumenteve në Prizren. Për fat të keq, kjo shumë marramendëse e investuar në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore ka prodhuar vetëm realitetin e dyerve të mbyllura. Në total, këto dhjetë monumente të restauruara i kanë dyert e mbyllura për vizitorë dhe komunitetin lokal afro 350 muaj. Rrjedhimisht, edhe përfitimi nga aktiviteti eventual ekonomik i këtyre monumenteve është 0 euro. Përveç dobisë ekonomike, këto monumente të mbyllura nuk po i shërbejnë as qëllimeve jo-ekonomike të trashëgimisë kulturore. Përfundimisht, këto investime nuk kanë arritur të prodhojnë rezultat të dëshiruar dhe domosdoshmërisht imponojnë nevojën për të rimenduar qasjen. Shpenzimi i parasë së taksapaguesit vendor ose të një shtetit tjetër duhet të ndjekë një logjikë të artikulimit të ndikimit të dëshiruar. Edhe në praktikën e mirë botërore, intervenimi fizik për qëllime të mbrojtjes së monumenteve, nuk është rezultat e ndikim i mjaftueshëm. Për arsye se, një monument i restauruar, por që rri i mbyllur dhe nuk e integron komunitetin, përbën një investim të vdekur dhe i kontribuon degradimit të mëtejshëm të atij monumenti.

Në mesin e këtyre dhjetë monumenteve të restauruara viteve të fundit ka edhe raste tejet groteske. Disa nga këta shembuj janë Hamami i Gazi Mehmed Pashës, ndërtesa e Kuvendit të vjetër – Beledija, Selamllëku i Shani Efendiut dhe Shtëpia e Shuaip Pashë Spahiut. Në rastin e Hamamit, institucionet e patën nisur restaurimin pa i siguruar të gjitha fondet e nevojshme dhe si pasojë punimet u patën ndërprerë në fund të vitit 2014. Prej asaj kohe, monumenti vazhdon të mbetet i cënueshëm ndaj faktorëve të jashtëm dhe në dy raste të identifikuara deri tani atij i është vjedhur plumbi nga kupolat. Në rastin e Beledijes, një intervenim restaurues me fonde ndërkombëtare kishte për synim funksionalizimin e ndërtesës si Qendër e parë Rajonale e Trashëgimisë Kulturore. Sot, këtë ndërtesë e shfrytëzon Drejtoria e Turizmit e Komunës së Prizrenit dhe ajo asnjëherë nuk ka funksionuar si qendër e trashëgimisë. Në një rast tjetër, kishin investuar dy donatorë të ndryshëm ndërkombëtar, njëri intervenim me qëllim restaurimi dhe tjetri me qëllim themelimin e një zyre informative për turistët. Edhe pse e pajisur plotësisht me inventar dhe me publikime promovuese, kjo zyre informative qëndron e mbyllur për afër shtatë muaj, si pasojë e paaftësisë së komunës për të punësuar personel. Edhe rasti i Shtëpisë së Shuaip Pashë Spahiut është dështim i llojit të vet. Përveç problemeve të pronësisë, atij i janë dhënë destinime të ndryshme, ndërsa i fundit ishte ai për të akomoduar Akademinë Diplomatike të Kosovës. Kjo shtëpi, që nga përfundimi i punimeve, asnjëherë nuk i ka hapur dyert, ndërsa me kohë, asaj i janë dëmtuar pjesë të caktuara të fasadës.

Si parakusht themelor, çdo intervenim në monumentet e trashëgimisë kulturore duhet të sigurohet për hartimin e planit të menaxhimit për ta planifikuar fazën e post-intervenimit. Në mesin e këtyre dhjetë monumenteve të restauruara, vetëm njëri prej tyre posedon plan menaxhimi. Paralelisht me realizimin e punimeve restauruese, duhet të krijohen grupe punuese për hartimin e planeve të menaxhimit dhe planifikimin e funksionalizimit të monumentit. Fokusi kryesor i donatorëve, qofshin vendor apo ndërkombëtar, duhet të jetë në përfshirjen e komunitetit për mbajtjen gjallë të monumenteve, qoftë në formë të vizitave të turistëve, zbatimit të programeve edukative, krijimit të hapësirave muzeale apo edhe krijimit të hapësirave të shfrytlzueshme për nevojat e komunitetit lokal. Për më tepër, programimi i fondeve që synojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duhet t’i përgjigjet një plani të përgjithshëm të nevojave dhe prioriteteve në trashëgiminë kulturore, duke e ndërprerë praktikën e deritashme të veprimeve ad-hoc dhe të pakoordinuara.

Qendra Historike e Prizrenit ka nevojë për shumë investime në emër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Por, asaj përfundimisht nuk i duhen milionat e çuar huq që prodhojnë monumente të mbyllura. Trashëgimia kulturore dhe turizmi janë potenciale reale zhvillimore të Prizrenit, ashtu si konstatohet edhe me Planin Zhvillimor të Komunës. Dhe për të përfituar nga ky potencial, fokusi i fondeve duhet të shkojë përtej intervenimit fizik në monumente.