Killers in senior public positions


The first instinct of a killer, in most cases, is denying responsibility for the crime. To enforce their claim, the killer habitually goes further by blaming another for the crime. With these actions, however conscious and hopeless the killer is, they play the last card to save themselves from being held responsible for the most ghastly act; taking another person's life.

Last week, a three-year-old girl lost her life in Prizren as a result of the collapse of an old house. A few hours after the tragedy, Prizren Municipality officials, as well as officials from the Ministry of Culture, distanced themselves from the responsibility, and blamed each other. For them, a lost life was less important than distancing themselves from responsibility. Before expressing any condolences for the tragedy, they rushed to absolve themselves of the crime.

Prizren's Historical Center is the most degraded part of Kosovo, despite a great number of legal and institutional mechanisms existing for its protection. For years now, many local and international reports have regularly appealed to authorities, calling on them to act to stop the degradation. In fact, throughout the last couple of years, even the Municipality's and Ministry's reports found that there had been increasing degradation. State officials had found that the level of degradation was highest among the old houses on Marin Barleti street, where the tragedy happened last week. However, they did not act.

The Prizren Municipality itself had found that these houses no longer had physical stability, and considered them a permanent risk to the lives of citizens. They did not provide safe, alternative housing for the poor families who lived in these houses temporarily, and neither did they place physical protection around the houses, so that other residents of the neighborhood and pedestrians would keep a safe distance. After all, parts of the wall and the roof of the house collapsed on children that were playing outside, on the street. At that moment, any of our children could have been there, simply passing by.

On the other hand, the Ministry of Culture had itself identified these houses as endangered cultural heritage properties, which required preventive measures through emergency interventions. Not one cent has been invested in the rehabilitation of these houses, which are part of the List of Cultural Heritage Sites. Exactly one month earlier, on the same street, 20 meters away from the location where the tragedy happened, another house collapsed; at that time, good luck had saved the citizens that were passing by on that road. But even this most recent "warning" did not produce action on the authorities' part.

Responsibility in this case is very clear. The Prizren Municipality and the Ministry of Culture, as well as the Ministry of Spatial Planning as the main responsible entity for the Law for the Historical Center of Prizren, as a result of their inaction, caused last week's tragedy. Their negligence produced fatal consequences, and for this reason, the leaders of these institutions must be prosecuted. They should be accused of murder. Article 8 of Kosovo's Penal Code specifies that criminal offenses can be commited through action and inaction. Furthermore, this article specifies that criminal offenses are commited through inaction when the perpetrator does not act as they are obliged to.

This tragedy should be called what it is: murder. The least that the leaders of these institutions are morally obliged to do is to resign. They must receive the deserved punishment for the murder of a three-year-old, as a result of their inaction, by neglecting all warnings and clear findings. This would be the only moral compensation for the girl's family, and the only opportunity to prevent further tragedies.

Vrasës me pozita të larta publike


Instinkti fillestar i një vrasësi në të shumtën e rasteve është mohimi i autorësisë së krimit. Për të forcuar pretendimin e tij, vrasësi rëndom shkon edhe më tej duke e fajësuar tjetrin për krimin e kryer. Me këto veprime, sado i vetëdijshëm që është i pashpresë, vrasësi e përdor kartën e fundit për të shpëtuar veten nga përgjegjësia për aktin më makabër të mundshëm, të privuarit e tjetrit nga jeta.

Javën e kaluar, një vajzë tre vjeçare humbi jetën në Prizren si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër. Pak orë pas tragjëdisë, si zyrtarët e komunës së Prizrenit ashtu edhe ata të Ministrisë së Kulturës u distancuan nga përgjegjësia dhe e fajësuan njëri-tjetrin. Për ta, një jetë e humbur kishte më pak rëndësi se distancimi nga përgjegjësia. Para se të shprehnin çfarëdo keqardhje për tragjedinë, ata nxituan të shfajësojnë veten nga ky krim.

Qendra Historike e Prizrenit është zona më e degraduar në gjithë shtetin e Kosovës, përkundër një numri të madh mekanizmash ligjor e institucional për mbrojtjen e saj. Me vite të tëra, raporte të shumta vendore e ndërkombëtare rregullisht kanë apeluar për veprim të autoriteteve përgjegjëse në ndaljen e degradimit. Madje, gjatë dy viteve të fundit edhe raportet e vetë komunës dhe ministrisë kishin konstatuar dinamikë në rritje të degradimit. Në veçanti, zyrtarët e shtetit kishin konstatuar degradimin e shtëpive të vjetra në rrugën Marin Barleti, aty ku ndodhi tragjedia e javës së kaluar. Megjithatë, nuk ndërmorën asnjë veprim.

Komuna e Prizrenit vetë kishte konstatuar humbjen e qëndrueshmërisë fizike të këtyre shtëpive duke i konsideruar si rrezik permanent për jetën e qytetarëve. As nuk siguruan banim alternativ e të sigurt për familjet e varfëra që jetonin përkohsisht në ato shtëpi dhe as nuk vendosën mbrojtje fizike përreth për t’i mbajtur banorët tjerë të lagjes dhe kalimtarët e rastit në distancën e duhur të sigurisë. Fundja, pjesë të murit dhe kulmit të shtëpisë u shembën mbi fëmijët të cilët po luanin jashtë, në rrugë. Aty në atë moment mund të ishin fëmijët e secilit prej nesh, thjesht duke kaluar rastësisht andej.

Në anën tjetër, Ministria e Kulturës vetë i kishte evidentuar këto shtëpi si prona të rrezikuara të trashëgimisë kulturore, që kanë nevojë për masa parandaluese përmes intervenimeve emergjente. Asnjë cent nuk kanë investuar në sanimin e gjendjes së këyre shtëpive që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore. Saktësisht një muaj më parë, në të njëjtën rrugë, 20 metra larg këtij rasti ishte shembur një shtëpi tjetër, ku vetëm fati i mirë i kishte shpëtuar qytetarët që po ecnin asaj rruge. Por as ky “paralajmërim” i fundit nuk prodhoi veprim të autoriteteve.

Përgjegjësia në këtë rast është shumë e qartë. Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, bashkë edhe me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor si përgjegjëse kryesore për Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, si rezultat i mosveprimit të tyre kanë shkaktuar tragjedinë e javës së kaluar. Neglizhenca e tyre ka prodhuar pasoja fatale dhe për këtë arsye bartësit e këtyre institucioneve duhet të ndiqen penalisht. Akuza që duhet të rëndojë mbi ta është vepra penale e vrasjes. Neni 8 i Kodit Penal të Kosovës saktëson se vepra penale mund të kryhet me veprim ose me mosveprim. Më tej, ky nen saktëson se vepra penale kryhet me mosveprim kur kryesi nuk e ndërmerr veprimin të cilin ka qenë i obliguar ta ndërmerr.

Këtë tragjedi duhet ta quajmë me emrin e vet të saktë: vrasje. Më e pakta që obligohen moralisht bartësit e këtyre institucioneve është ofrimi i dorëheqjes. Ndërsa ata duhet të marrin dënimin e merituar për vrasjen e tre vjeçares si pasojë e mosveprimit të tyre, duke i neglizhuar të gjitha paralajmërimet dhe konstatimet e dukshme. Ky do të ishte i vetmi kompensim moral për familjen e vajzës dhe e vetmja mundësi për të parandaluar tragjedi të reja.

Votuesve të Ramadan Mujës


Në nëntorin e vitit 2013, derisa qytetarët e Prizrenit po shkonin në vendvotime, Ramadan Muja ishte në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor. Ai po akuzohej për keqpërdorim të pushtetit, ndërsa gjithë ata qytetarë që ishin nisur për të votuar për kryetarin e ardhshsëm të komunës e dinin këtë. Por kjo akuzë e rëndë nuk çonte aspak peshë për një grup prej 25 mijë votuesish të Prizrenit. Ata dhe ato, që përbëjnë një të tretën e votuesve të Prizrenit vendosën të votojnë për Ramadan Mujën. Pas pak muajsh, gjykata do të merrte vendimin e shumëpritur, duke e shpallur fajtor kryetarin që kishte hyrë tashmë në mandatin e tij të tretë në krye të Prizrenit.

Derisa i dënuari për keqpërdorim pushteti Ramadan Muja ende vazhdon të mbajë pozitën e tij dhe as që e ka konsideruar ndonjëherë dorëheqjen nga momenti i dënimit, javën e kaluar në qytetin që qeveriset prej tij ndodhi një tragjedi. Pas gjithë atyre dështimeve në tetë vitet e tij në krye të komunës, ku bën pjesë edhe një vendim fajësues gjykate, një tre vjeçare u detyrua të paguajë me jetë çmimin e keqqeverisjes. Me mosveprimin e tij dhe drejtorëve që i ka emëruar vetë për mënjanimin e faktorëve të dukshëm të rrezikut në rrugën Marin Barleti, ai u bë shkaktar i drejtpërdrejtë i vdekjes së vajzës tre vjeçare. Ramadan Muja, një i dënuar për keqpërdorim pushteti, njeri pa minimum të etikës publike, i paaftë për të qeverisur, personifikim i skandaleve, tashmë është shndërruar edhe në vrasës.

Të dashur votues të Ramadan Mujës,

Jam thellësisht i dëshpëruar që e ndaj hapësirën e njejtë të jetesës me juve. Nuk po mund të kuptoj se çfarë soji i njeriut mund të jeni për të votuar një fundërrinë në krye të komunës edhe pas gjithë atyre dështimeve. A nuk ju mjaftuan dy mandate të qeverisjes me dështime të panumërta në çdo segment të jetës? A nuk ju mjaftoi procesi gjyqësor dhe akuza për keqpërdorim pushteti? A nuk ju mjaftuan rezultatet e të gjitha anketave që tregonin për nivelin e lartë të pakënaqësisë qytetare me shërbimet publike në Prizren? Me votën tuaj e keni prodhuar një udhëheqës totalisht të papërgjegjshëm si ndaj qytetarëve ashtu edhe ndaj drejtësisë. Dhe ka qenë çështje kohe kur i njëjti, pas gjithë këtyre të bëmave do të degradonte edhe në vrasës. Me konsistencën tuaj për ta mbajtur në pushtet pavarësisht dështimeve të shumta, e keni prodhuar edhe tragjedinë. Si keni mund të jeni kaq budallenj për të mos e vërejtur që po e çoni qytetin në dështim dhe tragjedi? Dhe mbi të gjitha, a u desh patjetër të ndodhte një tragjedi që të kuptoni se çfarë fundërrine keni votuar?

A po ju vjen turp? A po e ndieni peshën e krimit? Apo jeni aq të pavëmendhsëm e të pandërgjegjshëm sa, po të kandidonte për një mandat tjetër, sërish do ta votonit për kryetar?