Të dërrmuar nga udhëheqës që politikës i kanë hyrë për t’u pasuruar vetë dhe jo për t’u kujdesur për ne,
Të dënuar për të
jetuar në mjerim, pa një vend pune dhe pa asnjë shpresë për një të ardhme më të
mirë,
Të pasigurt e të rrezikuar
edhe në ato pak vende pune që i ofron administrata e shtetit,
Të pasigurt e të
rrezikuar edhe në ato pak vende pune, shpesh as të lajmëruara që i ofrojnë
bizneset,
Të manipuluar nga
sindikatat e kontrolluara dhe të korrruptuara nga partitë dhe pushteti,
Të mashtruar me
premtime bombastike në secilën fushatë zgjedhore,
Të keqtrajtuar në
spitalet e shtetit dhe të detyruar në borxhe për të kërkuar shërim në spitale
private,
Të privuar nga shërbimet
më elementare publike, si uji, rryma e ngrohja,
Të mëshiruar me
skema të mjera sociale e pensionale, dhe të privuar nga sigurimet shëndetësore,
Të lodhur nga
shkolla e universitete që udhëhiqen nga të padijshmit që torturojnë fëmijë e të
rinj, duke i shndërruar në të diplomuar të papunë,
Të plaçkitur edhë
në subvencionet e bujkut e bursat e studentit, edhe në tenderat e përmendoreve
të luftës e stentat e të sëmurëve nga zemra,
Kërkojmë punë dhe siguri
ekonomike.
Sepse një vend i
sigurt pune dhe një rrogë për të mbyllur muajin pa borxhe, është e drejtë
elementare njerëzore,
Edhe ne, ata
qytetarë që kemi një vend pune, kërkojmë siguri ekonomike,
Sepse një vend
pune që nuk varet prej vullnetit të shefave të partisë e biznesit, është vetëm
minimum i dinjitetit njerëzor,
Sepse asgjë nuk
është më e rëndësishme se mundësia për të siguruar kafshatë goje, shërim e
arsim për familjen dhe fëmijët tanë.
Durimit tonë i ka
ardhur fundi,
Telefonatat mes
politikanëve që rahatojnë të afërm nëpër vende pune janë kulmi i poshtërimit
dhe shkeljes që mund të na bëhen,
Rahatia dhe
pasurimi i një grupi të vogël të lidhur me udhëheqës të korruptuar është
mjerimi ynë i përditshëm,
Sa më të pasur
ata, aq më të rrezikuar fëmijët tanë,
Sa më të rahatuar
ata, aq më e pashresë e ardhmja jonë,
Sa më shumë
vetura e vila për ta, aq më pak bukë e ujë për ne.
Ne, gratë dhe burrat e shkelur të kësaj Republike,
kërkojmë punë dhe siguri ekonomike,
Nëse gjatë gjithë
këtyre viteve, udhëheqësit tanë kanë dështuar në na ofrojnë këtë minimum të
dinjitetit dhe sigurisë ekonomike,
Nëse standardi i
tyre jetësor është rritur paralelisht me rritjen e mjerimit të qytetarëve,
Dhe nëse ende sot
çdo i pesti qytetar jeton me më pak se 1 euro në ditë, dhe çdo i dyti qytetar
është i papunë,
Dhe nëse edhe ata
pak të punësuar në çdo moment rrezikojnë të mbeten pa punë kur shefave të
partisë a shefave të biznesit ua prishin qefin,
Dhe nëse asnjë
gjykatë a gjykatës në këtë vend nuk e ka guximin të na mbrojë të drejtën e
punës,
Ky vend është bërë tërësisht
i pajetueshëm.
Ne sot ngritemi
për t’i kundërshtuar të gjithë ata që këtë vend e bënë të pajetueshëm,
Ngritemi dhe
protestojmë kundër shkeljes së dinjitetit njerëzor,
Ngritemi dhe
protestojmë kundër mjerimit që çdo ditë po thellohet,
Ngritemi dhe
protestojmë sot, për të mirën tonë dhe sidomos të fëmijëve tanë,
Nuk do ta
pranojmë më shumë këtë poshtërim,
Nuk do ta
pranojmë më shumë këtë mjerim,
Nuk do ta
pranojmë më shumë këtë plaçkitje,
Sepse nuk na ka
mbet më asgjë, nuk na kanë lënë asgjë pa na marrë,
Ngritemi për të
thënë se, vetëm shpresën nuk do të mund të na merrni,
Ne besojmë në një
shtet më të mirë dhe në një jetë të dinjitetshme,
Dhe këtë do ta
arrijmë vetë, sepse ju i keqpërdorët të gjitha mundësitë që ju besuam,
Ne, gratë dhe burrat e shkelur të kësaj Republike,
ngritemi dhe protestojmë kundër shkatërruesve të shtetit dhe shkelësve të
dinjitetit njerëzor.
Kërkojmë punë e siguri ekonomike, dhe atë do ta
marrim.
Pa u ndalur as edhe për një moment, derisa të
arrihen qëllimet tona.
No comments:
Post a Comment